Aktualitet

Sherri në Mamurras! Shkak vajza që ‘tradhëtoi’ grupin, pas konflikteve u ‘zhvendos’ te Diva

23 Shkurt 2022, 10:07 Nga DOSJA
Sherri në Mamurras! Shkak vajza që ‘tradhëtoi’

TIRANË– Plagosja e një dite më parë në Mamurras ndodhi për shkak të një vajze. Dosja.al mëson se vajza e quajtur Mariana, ishte duke bashkëjetuar me një nga kushërinjtë Lleshaj dhe dyshohet se përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike. Mirëpo duket se pas një farë kohe vajza u largua nga ky grup e vendosi që të shoqërohej me ato të grupit Diva. Ishte ky largim që solli përplasjen me armë.

SI NDODHI PLAGOSJA MES GRUPEVE?

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Mamurras. Vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj nga Mamurrasi ngacmuan vajzën që ndodhej në shoqërinë e kushërinjve Gentian dhe Andi Diva dhe mikut të tyre Alban Skonja. Dy grupet nisën debatit pranë shinave të trenit. Më pas në qendër të qytetit vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzë. 19-vjecari Andi Diva u kundërpërgjigj me armë. Nga të shtënat u plagosën 39-vjeçari Alban Skonja, nga Durrësi dhe Gentian Diva, 40-vjec nga Fushë-Mamurrasi.

Në kërkim janë shpallur vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj. Njëri nga të plagosurit, Gentian Diva, ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer gjatë një grabitje në vitin 1997 dhe 2 vjet më parë ka dalë nga burgu. Ditën e djeshme u bë e ditur se në këtë ngjarje janë të përfshirë më shumë se 20 persona. Po ashtu, banorët e zonës treguan se mbetën pa energji elektrike për shkak të shtënave me armë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alban skonja armando lleshaj kastriot lleshaj te shtena ne mamurras alban skonja armando lleshaj kastriot lleshaj te shtena ne mamurras

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Shkurt 2022, 09:29

Breshëri i madh dje në Berat, publikohen pamjet

BERAT – Dje në Samaticë të Beratit ra një breshër i madh. Sasia e madhe e saj ka mbuluar rrugën dhe hapësirë përreth. Më poshtë mund të ndiqni poshtë pamj...