Aktualitet

Kohë premtuese! HARTA LIVE: Temperatura deri në 13°C, parashikimi i motit për sot

23 Shkurt 2022, 06:36 Nga DOSJA
Kohë premtuese! HARTA LIVE: Temperatura deri në 13°C, parashikimi

TIRANË– Dita e sotme do të jetë në favorin tonë. Nuk do të ketë shira dhe as vranësira por diell dhe temperatura që shkojnë deri në 13 gradë.

Sipas MeteoAlb, paraditja në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore duke krijuar dhe mundësi për reshje të pakta dëbore në zonat veriore.

Por orët në vijim sjellin përmirësim gradual të motit, duke bërë kthjellimet dominante në bregdet dhe zonën e ulët, gjithashtu dhe në zonat malore pritet të të ketë dobësim të ndjeshëm të vranësirave. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior–verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dëborë në Korçë, trashësia arrin deri në 10 cm, lëvizja në akse pa probleme

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti per sot parashikimi i motit moti moti per sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll