Sport

Dikur ka drejtuar PSG, drejtuesit e Kosovës zgjedhin trajnerin e ardhshëm

22 Shkurt 2022, 18:26 Nga DOSJA
Dikur ka drejtuar PSG, drejtuesit e Kosovës zgjedhin trajnerin e

KOSOVË- Dilemat për trajnerin e ri të Kosovës kanë marrë fund. Pas shkarkimit të Bernard Challandes, drejtuesit e FFK kanë gjetur një tjetër trajner në atë zonë, në Francë.Alain Giresse është ai që do të drejtojë “Dardanët” dhe nesër pritet prezantimi në Prishtinë. Tekniku 69-vjeccar do të rikthehet në pankinë pas një periudhe tre-vjeçare, që kur u largua nga Tunizia.

Giresse, ish-lojtar i kombëtares së Francës, karrierën si trajner e nisi në vitin 1995, kur mori drejtimin e Toulouse. Ai qëndroi në krye të tyre për tre vite, për të kaluar më pas te PSG, ku qëndroi një vit dhe u kthye aty ku e kishte nisur.

Giresse provoi një eksperiencë të re për dy vite, 2001-2003, te klubi maroken i FAR Rabat dhe më pas nga viti 2004 ka drejtuar vetëm kombëtare.Gjeorgjia ishte e para, duke u pasuar nga Gaboni (2006-2010), Mali (2010-2012), Senegali (2013-2015), Mali sërish (2015-2017) dhe në fund Tunizia, 2018-2019.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alain giresse kosova psg alain giresse kosova psg

Sondazh

Poll