Politike

‘Nxehet’ Gjiknuri me Opozitën: Po bëni autogol, kush ju këshillon?

22 Shkurt 2022, 18:59 Nga DOSJA
‘Nxehet’ Gjiknuri me Opozitën: Po bëni autogol, kush ju

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ëhtë përplasur me Opozitën në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Intepretimi i deputetëve demokratë për dhënien me koncension për 25 vite sipas Gjiknurit është një çmenduri. Madje, ai shton se përpjekjet e tyre për ta përfshirë në shkelje janë ‘autogol’.

Pjesë nga biseda:

Damian Gjiknuri: Pse ne e paskemi dhënë për 25 vjet, ja të kalojmë tek kontrata…Është njësoj siç lëshohet një leje mjedisore, siç targohet një makinë që ka të drejtën për t’i mbajtur ato targa 10 vite. Si mund të mendosh që një impiant që e merr dikush në shfrytëzim dhe po nuk pati të drejtën e shfrytëzimit të sigurojë të ardhur. Çmenduri juridike, nuk e di kush ju këshillon nëse keni dashur të lidhni emrin tim me këtë autorizim, keni bërë një atuogol të madh….që ta dini

Helidon Bushati:  Nuk duhej të ishte koncesion i dhënë pa garë për një subjekt. Ky rast është ai i një investimi publik, ku i ashtuquajturi investitor që është zbatuesi i punimeve, po merr atë që është bërë me paratë e shtetit pa hedhur asnjë lek…

Gjiknuri: Dhe ku qëndron problemi kur gjërat janë të saktësuara në ligj e kontratë. Lexo kontratën aty materializohen të drejtat e palëve…Ky 25-vjeçari është gallatë e madhe. Është lëshuar 25 vjet sepse në atë kohë u mendua që një teknologji që po përdoret për herë të parë në Shqipëri, i jepet një jetëgjatësi 25 vite impiantit që pas 25 vitesh ky të bëjë një tjetër aplikim.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Agaçi: Zero presion nga Rama e Ahmetaj

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni per inceneratoret damian gjiknuri komisioni per inceneratoret

Sondazh

Poll