Aktualitet

U arrestua për grabitjen e karburantit në Kavajë, vetëvaret në burg Astrit Pukamena

22 Shkurt 2022, 14:51 Nga DOSJA
U arrestua për grabitjen e karburantit në Kavajë, vetëvaret

KAVAJË– Astrit Pukamena është vetëvarur në burgun e Peqinit. 45-vjeçari i arrestuar për grabitjen e karburantit në Kavajë, ka vendopsur që t’i japë fund jetës ditën e sotme pasi u arrestua nga Policia më 16 shkurt, pasi ai kërcënoi se do t’i vinte zjarrin një pike karburanti pranë fshatit Lekaj, pasi i kishte marrë punonjësit të saj 120 mijë lekë të reja, nën kërcënimin e thikës. Ndërkohë që nga institucioni i vuajtjes së dënimit nuk ka ende një reagim për mënyrën sesi Pukamena i ka dhënë fund jetës.

Më 16 shkurt, ai kreu dy plagosje në vende të ndryshme, ndërsa grabiti edhe një karburant. Sipas dinamikës së rindërtuar nga Dosja.al, Pukamena ishte konfliktuar me dy persona dhe më pas kishte  hasur kushëririn e ish-gruas së tij Bardhyl Petjan në rrugën kryesore, duke e lënë të plagosur me thikë. Pasi është zhvendosur pak metra më tutje ai ka ndaluar një taksi dhe nën kërcënimin e thikës e ka detyruar që ta çonte në një pikë karburanti. Në momentin që taksisti Arjan Shau ka manovruar, 45-vjeçari e ka plagosur dhe atë, duke u futur më pas brenda një pike karburanti në fshatin Lekaj.

Me thikë në dorë u ka kërkuar lekët e xhiros, duke marrë 120 mijë lekë të reja dhe më pas i kërcënonte se do të  digjte karburantin, por për fat të mirë u ndalua në kohë nga Policia e Shtetit para se ngjarja të kishte pasoja edhe më të rënda.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet astrit pukamena burgu i peqinit kavaje astrit pukamena burgu i peqinit kavaje

Sondazh

Poll