Aktualitet

‘I shembin shtëpinë, i fusin në burg’, nëna Liza: S’dal gjallë nga Komisariati pa djalin

22 Shkurt 2022, 15:36 Nga DOSJA
‘I shembin shtëpinë, i fusin në burg’, nëna

TIRANË- Banorja e lagjes ‘5 maji’ në Tiranë, nëna Liza Marku, shtëpia e të cilës është rrafshuar nga fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, zotohet se nuk do të lëvizë nga Komisariati nr.4 me pretendimin se i kanë prangosur të birin. Në një video të publikuar nga aktivistja Adriana Kalaja, nënë Liza paralajmëron se nuk do të dalë e gjallë nga godina, pa marrë djalin e saj me vete. Ky i fundi i shoqëruar nga ana e uniformave blu.

“Unë deklaroj sonte se gjallë pa djalin nuk dal. Veç kur të dal e vdekur nga komisariati nr.4. Ta marrin vesh kryeministri dhe kushdo. Vetëm po të dalë e vdekur. Le të më varrosin komshinjtë. Pa djalin tim nuk dal gjallë në botë. Shtëpinë ma kanë shembur, tre kate përtokë. Ai është me tension të lartë, koronavirusin sapo e ka kaluar. Pra, pa atë djalë unë nuk shkoj në shtëpi e gjallë. O marr djalin, o do vritem vetë këtu,”– thotë e moshuara Liza Marku.

Po ashtu, në postimin e saj aktivistja Adriana Kalaja, shton se në ambientet e Komisariatit nr.4 në Tiranë nga zona e “5 majit” janë 7 persona të shoqëruar, 3 prej të cilëve do të përfundojnë në prangat e Policisë, por emrat nuk i bën ende me dije.

LAJMI KRYESOR: Pamje LUFTE te ‘5 Maji’/ Shemben 12 banesa, banorët përplasen me Policinë, 3 të shoqëruar

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja shembja e banesave te 5 maj 22 shkurt 2022 adriana kalaja shembja e banesave te 5 maj 22 shkurt 2022

Sondazh

Poll