Aktualitet

SKANDALI! Veliaj s’ka FAIR PLAY, nxerr bisedat private të Metajt, Tabaku paralajmëron PADI

22 Shkurt 2022, 13:08 Nga DOSJA
SKANDALI! Veliaj s’ka FAIR PLAY, nxerr bisedat private të Metajt,

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se nuk e njeh “Fair Play”, duke ndërhyrë në mesazhet e kundërshtarëve të tij politikë. Sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Veliaj tha kishte siguruar disa pamje të celularit të anëtares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, Desada Metaj, e cila komunikonte me anëtarëve të komisionit. Por edhe me kolegë gazetarë. (Shiko këtu) Me të parë bisedat e printura dhe të zmadhuara ka ndërhyrë kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka kërkuar menjëherë nga kryetarja e Kuvendit që të urdhërojë Gardën të marrë masa për kamerat e Kuvendit që të mos lexohen celularët dhe mesazhet që shkëmbejnë deputetet. Duke e konsideruar kështu gjithçka shkelje të rëndë të privatësisë.

DISKUTIMI I PLOTË PËR MESAZHET:

Veliaj: Më fal po ju paskeni lënë nam ndërkohë që kemi qenë në seancë, suflerët ju cojnë pyetje si të më pengoni? Paska dal në gjithë portalet po mirë o keni cipë?

Tabaku: S’e kuptova. Keni marrë kamerat e Kuvendit? Kamerat që po xhirojnë celularët e deputetëve? Këtë s’po kuptoj.

Veliaj: Kjo që bëni e turpshme, e bën vetëm një pjesë e opozitës mos u shqetëso. Zëdhënësja ju jep, Desada është shoqja jonë po keni lënë nam.

Tabaku: Keni marrë kamerat e Kuvendit, e turpshme.

Veliaj: Kjo që bëni, që ulet zëdhënësja aty, Desada shoqja jonë, dhe ju jep… mos qesh tani se ke lënë nam. Janë kamerat e gazetarëve.

Por Veliaj ka sqaruar se pamjet e printuara janë marrë nga gazetarët. Por ka gënjyer! Fotot duket se janë shkrepje përtej kuadratit të kamerave të Kuvendit, e nuk janë foto të shprepura nga larg, ashtu siç ka ndodhur në herët e tjera që gazetaërët kanë kapur momente të tilla. Për më tepër që qëllimi i një gazetari dhe Veliaj nuk mund të jetë i njëjti. Megjithatë duket se shumë shpejt do të përballet sërish me Gjykatën, pasi Tabaku ka paralajmëruar një padi për shkelje të privatësisë por edhe ndërhyrje nga Garda për rastin… Metaj ka reaguar për ngjarjen në fjalë, duke u shprehur se do të vijojë të bëjë opozitën çdo ditë. Ndërkohë që deri më tani lidhur me përgjimet e kapura nuk ka asnjë koment nga gazetarët e tjerë që diskutonin me të në rrjetet sociale. 

LEXO EDHE KËTO:

Skandali i Veliajt me MESAZHET/ Koka: Donte të hiqte vëmendjen nga inceneratorët

I publikuan bisedat me kolegët nga Komisioni, Metaj: Do vazhdoj të bëj opozitë çdo ditë

SKANDALI I BISEDAVE! Veliaj përgjon, nxirren mesazhet private të Desada Metaj

LAJMI KRYESOR: Kom. për Inceneratorët/ Veliaj: Rashë parimisht dakord. Tabaku: S’pyetët Këshillin Bashkiak

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike erion veliaj komisioni per inceneratoret veliaj spiunon desada metajn erion veliaj komisioni per inceneratoret veliaj spiunon desada metajn

Sondazh

Poll