Aktualitet

Sherr me grushte dhe sende të forta, procedohen dy gra në Cërrik

22 Shkurt 2022, 14:43 Nga DOSJA
Sherr me grushte dhe sende të forta, procedohen dy gra në Cërrik

CËRRIK – Dy gra janë konfliktuar dhunshëm me njëra-tjetrën sot në fshatin Dushk të Belshit. 55-vjeçarja S.G. dhe XH.Ç., 54 vjeçe dhunuan njëra-tjetrën duke goditur me grushte dhe sende të forta. Shkaku i sherrit ka qenë një motiv banal

Nga ana tjetër, policia e Cërrikut ka vendosur t’i procedojë të dy gratë.

NJOFTIMI I POLICISË SË CËRRIKUT:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan penalisht shtetaset S. G., 55 vjeçe dhe Xh. Ç., 54 vjeçe, banuese në fshatin Dushk, Belsh, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëra-tjetrën, me grushte dhe me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rrihen dy gra rrihen dy gra

Sondazh

Poll