Aktualitet

Tundet flamuri i bardhë! Ilir Vrenozi fal të birin se mbështet Bashën: Do e shohësh vetë…

22 Shkurt 2022, 14:38 Nga DOSJA
Tundet flamuri i bardhë! Ilir Vrenozi fal të birin se mbështet

KORÇË– Paqe më në fund! Demokrati i flaktë, Ilir Vrenozi duket se e ka “falin” të birin, Enrin, i cili ka nisur që të mbështesë kryedemokratin Lulzim Basha. Duke dalë në një farë mënyrë kundër traditës familjare! Megjithatë edhe pse kundër Sali Berishës, Vrenozi ka vendosur që të bëjë paqe me të birin, duke e lënë të lirë për të zgjedhur vetë në jetë rrugën e tij. Në këtë rast; se kë duhet të mbështesë Bashën apo Sali Berishën.

“I dashur Biri im! Edhe pse jetojmë në këtë botë të komplikuar , qëndro i thjeshtë , edhe pse jetojmë në këtë botë të padrejtë , qëndro i saktë , edhe pse jetojmë në këtë botë të pandershme , qëndro i ndershëm, edhe pse jetojmë në këtë botë të rreme , qëndro i vërtetë ! Por mbi të gjitha , mundohu të jetosh ,ndërsa jeton në këtë botë që ka pak dashuri dhe mundohu të duash… Por akoma më shumë mëso të jetosh , sepse , pavarësisht nga çdo gjë , do ta duash gjithsesi botën… I dashur Biri im ! Ti duhet te shohesh më shpejt me sytë e shpirtit para atyre të ballit se ç’është e mirë dhe e keqe ?! Sepse Ti duhet ti njohesh detyrimet kundrejt vetvetes, dhe ato kundrejt të tjerëve. Dëshiroj që kurrë mos të largohet gëzimi prej teje. Jeto, Duaj, Qeshu,Sakrifiko,për këdo dhe për cilindo që ke në zëmër dhe për zëmër,”-shkruan në Facebook, Ilir Vrenozi.

POSTIMI I PLOTË:

 

Ndërkohë që vetëm dje, Vrenozi i kërkonte të birit që të ndryshonte mendim për Bashën dhe t’u bashkohej radhëve të Berishës, duke e lincuar edhe në rrjetet sociale. E po ashtu mes tyre ka pasur edhe përballje të forta televizive. Por gjithçka duket se ka marrë fund!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ilir vrenozi ilir vrenozi

Sondazh

Poll