Aktualitet

Donte të shpëtonte kunatën nga problemet në Rinas, e pëson keq një person

22 Shkurt 2022, 14:01 Nga DOSJA
Donte të shpëtonte kunatën nga problemet në Rinas, e

TIRANË– Një person është arrestuar nga policia në Rinas pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës policie me 20 euro. Policia e Shtetit ka bërë me dije se i prangosur, i identifikuar vetëm me iniciale, i ka ofruar një shumë parash për të shmangur kontrollin e kunatës. Kjo e fundit kishte mungesë dokumentacioni.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, vihet në pranga një shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në vijim të punës me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar një rast të mitdhënies duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. F., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas, gjatë përpunimit të linjës ajrore, është paraqitur pranë gabinave të daljes, së bashku me kunatën e tij, e cila kishte mungesë dokumentacioni, dhe për të shmangur refuzimin e daljes, shtetasi P. F., ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit rinas policia e shtetit rinas

Sondazh

Poll