Aktualitet

Për një vajzë!/Përplasje me armë në Mamurras,2 të plagosur rëndë! 1 i prangosur,2 në kërkim

22 Shkurt 2022, 06:10 Nga DOSJA
Për një vajzë!/Përplasje me armë në Mamurras,2

MAMURRAS– Një konflikt i nisur për një vajzë ka nisur një përplasje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Mamurras. Konflikti ka nisur pasi dy kushërinjtë Kastriot e Armando Lleshaj kanë ngacmuar një vajzë që ishte në shoqërinë e të plagosurve. Duke i dalë në mbrojtje, fillimisht dy grupet kanë debatuar verbalisht me njëri-tjetrin, e më pas, pikërisht në momentin kur Gentian Diva me nipin e tij Andin dhe 39-vjeçarin Andi Skonja po largoheshin me makinë, kushërinjtë i qëlluan me armë zjarri.

Nga breshëria e armëve kanë mbetur të plagosur Andi Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës dhe Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras; të dy u dërguan me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Por përgjigje me zjarr ka pasur dhe nga grupi tjetër, pasi 19-vjeçari Andi Diva është kapur në flagrancë me armë zjarri në dorë nga Policia e Shtetit e menjëherë i janë vënë prangat. Ndërsa në kërkim janë shpallur në kërkim janë shpallur Kastriot e Armando Lleshaj. Ndërkohë që në grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit ka nisur menjëherë nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke sekuestruar disa gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes. E po ashtu, pritet që një panoramë më e qartë e ngjarjes të sigurohet nga kamerat e sigurisë.

Banorët e zonës u tmerruan nga të shtënat me armë, të cilat raportohen se kanë vazhduar prej të paktën 1 kilometri. Gjurmët e përplasjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas, ndërsa banorët e zonës thonë se jetuan minuta paniku e pasigurie në shtëpi. Dyshohet se të përfshirë në ngjarje janë më shumë persona.

Paraprakisht versioni i sherrit për një vajzë është pista kryesore e hetimeve, por nuk përjashtohet fakti i një hakmarrjeje të mundshme. Kjo pasi Gentian Diva nuk është një person i panjohur; ai është vëllai i Enver Divës, i cili është lënë në burg për shkak se akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në qytetin e Durrësit më 2020.

Në datë 17 Qershor, Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve me urdhër të Nuredin Dumanit. Por ekzekutimi në fund nuk u bë nga ta pasi Enver Diva u prek nga pandemia e koronavirusit, gjë që detyroi Dumanin të çonte deri në fund “punën e nisur”. Edhe kjo ngjarje po hetohet si një shkak për ngjarjen. Megjithatë u mbetet hetimeve që ta zbardhin të plotë dinamikën.

SHIKO DHE KËTË:

‘Molla e sherrit’ Mariana! Plagosja në Mamurras, 20 persona të përfshirë

PROFIL: U plagos për një vajzë në Mamurras, kush është Diva? I dënuar për vrasje, ARRATISJA

Plagosja në Mamurras/ Banorët: S’kemi drita, janë këputur telat nga të shtënat

U plagos sot në Mamurras, Gentiani Diva vëllai i njërit prej autorëve të atentatit në 2020

Plagosja e dy personave në Mamurras, policia zbardh dinamikën e ngjarjes (EMRAT)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andi diva kastriot lleshaj mamurras plagosje plagosje ne mamurras te shtena ne mamurras andi diva kastriot lleshaj mamurras plagosje plagosje ne mamurras te shtena ne mamurras

Sondazh

Poll