Aktualitet

E dhimbshme/ Fotoja e bukës që bleu viktima në Kavajë, Ramazan Hasalliu do çonte ushqim në familje (FOTO)

4 Korrik 2019, 11:26 Nga DOSJA
E dhimbshme/ Fotoja e bukës që bleu viktima në Kavajë,

KAVAJE– Viktima e ngjarjes së rëndë në Kavajë është 50-vjeçari Ramazan Hasalliu.

50-vjeçari ishte duke blerë një bukë kur u qëllua nga një plumb qorr, në mes të një përplasjeve mes bandave në Kavajë. Burime nga policia bëjnë me dije se ai nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Dosja.al sjell foton e bukës që ai bleu, që ishte edhe arsyeja për të cilën ndodhej në vendngjarjen ku iu mor jeta.

Ditën e sotme, Kavaja është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Dy vëllezër, Eljo dhe Eraldo Hyka janë dy autorët e parë të identifikuar për ngjarjen, dhe janë shpallur në kërkim.

7 persona janë plagosur, ndërsa Ramazan Hasalliu vdiq në momentin e parë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ramazan hasalliu vrasje ne kavaje ramazan hasalliu vrasje ne kavaje

Sondazh

Poll