Aktualitet

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 19-vjeçari, i riu në gjendje të rëndë (EMRI)

4 Korrik 2019, 11:26 Nga DOSJA
Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 19-vjeçari, i riu

SHKODËR- Një 19-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit në qendër të Shkodrës pranë shkollës “28 Nëntori”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 19-vjeçari i identifikuar Igli Pallosha  është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se plagosja ka nisur për shkak të një konflikti çasti mes dy të rinjve. 

Ende nuk dihen detaje mbi identitetin e autorit të plagosjes.

Ndërkohë edhe Kavaja është përgjakur pas një lufte mes bandash, e cila i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm.

Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.

Shkodër / Informacion Paraprak:

Më datë 04.07.2019, ora 13:10, ka shkuar në Spitalin Rajonal Shkodër në gjendje të rëndë, i plagosur me thikë shtetasi I. P,  19 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se është plagosur gjatë një konflikti në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon puna  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet igli pallosha  plagosje me thike ne shkoder shkoder igli pallosha  plagosje me thike ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll