Politike

Dita e Presidentëve, Meta: Kujtojmë me nderim George Washington

21 Shkurt 2022, 19:49 Nga DOSJA
Dita e Presidentëve, Meta: Kujtojmë me nderim George Washington

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar Ditën e Presidentëve. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo festë është vendosur në nderim të Presidentit të parë të SHBA-së George Washington. Meta në postimin e tij gjithashtu ka kujtuar Presidentin Woodrow Wilson, i cili nuk ka pranuar ndarjen e Shqipërisë.

Postimi i Plotë:

TA DUAM KUSHTETUTËN TONË, SIÇ E DONTE GEORGE WASHINGTON KUSHTETUTËN E VENDIT TË TIJ! Sot, me rastin e Ditës së Presidentëve, një festë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosur në nderim të Presidentit të Parë, George ëashington, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë krerët e shtetit amerikan të cilët kanë lënë një shembull dhe trashëgimi drejtimi tejet frymëzuese. Kujtojmë në veçanti Presidentin Woodrow Wilson i cili nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë duke luajtur një rol vendimtar në Pavarësinë e vendit tonë.

Presidentët Reagan dhe Bush i Parë që punuan pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, Europë dhe kudo në botë.
Nderojmë sot Presidentin Bill Clinton, mikun e madh të kombit tonë, i cili udhëhoqi energjikisht nismat vendimtare për ndalimin e gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.

Kujtojmë vizitën historike të Presidentit George W. Bush në vitin 2007, i pari kryetari shteti i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe që lajmëroi nga Tirana shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Mirënjohje të gjithë krerëve të SHBA për kontributin e vyer të dhënë për forcimin marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë. Shqipëria është e vendosur për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndarë vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe demokratike, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike george washington ilir meta woodrow wilson george washington ilir meta woodrow wilson

Sondazh

Poll