FMN ngre alarmin kundër krijimit të Korporatës së Investimeve Shqiptare
4 Korrik 2019, 09:54Nga DOSJA
FMN kundërshton me forcë krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), sipas përcaktimeve të projekt-ligjit që qeveria ka dërguar në Kuvend.
Në raportin më të fundit të misionit të saj në Shqipëri, FMN shprehet se i ka kërkuar me nota të forta qeverisë që “të rishikojë propozimin që krijon Korporatën e Investimeve Shqiptare”, duke shprehur një sërë rezervash ndaj projektit që qeveria ka paraqitur në Kuvend.
Praktikisht, FMN ka rikonfirmuar të gjitha shqetësimet që Exit.al ka ngritur qysh në fillim për rreziqet që vinë nëse lejohet krijimi i KISH. Sikurse ne jemi shprehur, këtu dhe këtu, korporata do të jetë një instrument për privatizimin de facto të pronave publike në favor të klientëve duke shmangur çdo ligj dhe standard të vendit.
FMN shprehet se nëse korporata miratohet në formën e tanishme kjo do të bartë rreziqe për buxhetin e shtetit dhe në përgjithësi për kuadrin e investimeve publike.
Sipas FMN-së, forma që i është dhënë korporatës bën që ajo të jetë një institucion që kontrollohet nga qeveria, por që përjashtohet nga përgjegjësia për menaxhimin buxhetor, çfarë rrezikon të “gërryejë disiplinën fiskale dhe të anashkalojë procesin e menaxhimit të investimeve publike.”
FMN i ka sugjeruar qeverisë që të përcaktojë qartë me ligj kontributin financiar që ajo do të ketë në korporatë dhe mbi të gjitha t’ja nënshtrojë korporatën ligjit të prokurimit publik—në projekti-ligjin e qeverisë korporata përjashtohet nga veprimi i Ligjit për Prokurimet Publik, dhe i lihet Këshillit të Ministrave e drejta të përcaktojë rregulla të posaçme për prokurimet e korporatës.
FMN sygjeron se korporata duhet të jetë e pavarur në vendim-marrje nga qeveria për të siguruar që ajo do të veprojë mbi parime të shëndosha tregtare dhe pa u përdorur nga qeveria për interesa të tjera.
HOLANDË- Ngordh luani Zhaku! Një nga luanët e keqtrajtuar në Kopshtin Zoologjik të tmerrit në Fier, të cilët u dërguan për t’u shpëtuar në Holandë në qendr...
SHKODËR– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Valbona Duraj, e cila ishte gjyqtare pranë Gjykatës Administrative në Shkodër...
Tiranë- Bizneset call-center janë tashmë mënyra e vetme për punësimin e studentëve por edhe për shumë të rinj shqiptarë në vendin tonë. Një ndër kompanitë e më...
SHKODËR– Pesë persona si pjesë e një grupi kriminal kanë rënë në pranga. Dosja.al mëson se të arrestuarit merreshin me trafikimin e lëndëve narkotik...
Keni menduar të dilni nga gjurmët e turizmit të zakonshëm dhe të shkoni në Shqipëri? Pyetja është ngritur nga NothingFamiliar, blogu amerikan i njohur në botën ...
TIRANË– Shqipëria është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Dosja.al mëson se këtë radhë është dridhur jugu i Shqipërisë për shkak të një tërmeti.Më...
Vetting-u në Policinë e Shtetit ka nisur. Të parët që do të kontrollohen janë 31 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, 12 punonjës në Shërbimin për Ç...