Politike

Ngjarja në Kavajë/ Alibeaj: Krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri

4 Korrik 2019, 12:52 Nga DOSJA
Ngjarja në Kavajë/ Alibeaj: Krimi ka imunitet nga pushteti në

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Kavajës mesditën e sotme, ku një person humbi jetën.

Në një postim në Facebook, Alibeaj shprehet se: “Krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqiperi”.

Postimi i plotë i Enkelejd Alibeaj:

Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë bukë. Në mes të qytetit, në mes të ditës, përplasjet me armë terrorizojnë qytetarët. Krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij! Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri.

Zoti ua lehtësofte dhimbjen familjareve të Ramazan Hasalliut. Sherim të shpejtë të plagosurve.

Lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm sot.  Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj vrasja ne kavaje enkelejd alibeaj vrasja ne kavaje

Sondazh

Poll