Politike

’30 qershori’, Kryemadhi: Kryebashkiakët e opozitës janë legjitim deri në zgjedhjet e 13 tetorit

4 Korrik 2019, 10:37 Nga DOSJA
’30 qershori’, Kryemadhi: Kryebashkiakët e opozitës

TIRANË- Pas mbledhjes së kryedemokratit Lulzim Basha me aleatët e PD-së, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një pronocim për mediat.

Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se aksioni opozitar është i pandalshëm dhe se Rama do të rrëzohet nga pushteti.

“Aksioni opozitar do të jetë i pandalshëm. Edi Rama që ngren çdo gjë mbi iligjimitetin dhe kapjen e sistemit. Kanë ikur dhe janë rrëzuar burra më të fortë se ai. Protesta e të hënës do të jetë si gjithë të tjerat. 30 qershori tregoi se Rama është miniranca e minorancës. Nëse mendoni se buka e shqiptarëve, lufta për shtetin janë më të rëndësishme se karriget e kryebashkiakëve. Mendoj se është më e rëndësishme se kryebashkiakët e opozitës. Nuk kemi parë asnjë ankim nga ata. Ka ngjarje shumë më të mira që do t’i presin shqiptarët. Kryebashkiakët e LSI janë legjitim deri në zgjedhjet e 13 tetorit.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet monika kryemadhi basha mbledh aleatet monika kryemadhi

Sondazh

Poll