Politike

‘Era s’ka hequr akoma bebelinën’, Ruçi i tregon vendin Halit Valterit: Tërhiqi pas ato që the

4 Korrik 2019, 10:33 Nga DOSJA
‘Era s’ka hequr akoma bebelinën’, Ruçi i tregon

TIRANË– Deputeti Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend ka fyer “zonjën e parë” të Shqipërisë, vajzën e presidentit Ilir Meta.

Në fjalën e tij Valteri tha se Era Meta nuk kishte hequr ende bebelinën, duke u ndërprerë nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi.  

“Nuk çuditem me Presidentin, që kthen ligje, pasi nuk është fort mirë këto kohët e fundit. Ishte shumë i mërzitur dhe armatosur me mllef, sulmoi cilindo që i dilte përpara me mendjen e trazuar nga ëndrrat, se është keq të bësh burg në këtë moshë, është problem i madh. Presidenti harroi edhe rolin që kishte, përfaqësuesi i unitetit kombëtar dhe jo i LSI-së. Ai shpalosi problemet që ka te partia në Bllok, nuk e di se cfarë vendi të botës, tek kjo që aspirojmë ne dhe jo ajo që aspiron Ilir, shqiptarëve u serviret gruaja e Presidentit si drejtuese partie dhe vajza e vogël, zonjë e parë e shtetit, që akoma nuk ka hequr bebelinën”, u shpreh Valteri në Kuvend.

Menjëherë ka ndërhyrë kryeparlamentari Ruçi i cili i kërkoi deputetit që të bënte hapa pas. 

“Zoti Valteri është e padrejtë dhe kundër etikës ta ofendosh Presidentin dhe familjen e fëmijët e tij, prandaj kërkoj ti tërheqësh ato që the për atë”, i kërkoi Ruçi.

Pas presidentit Meta, deputeti Halit Valteri shprehur shqetësimin e tij se Kujtim Gjuzi do të vriste veten duke u kritikuar sërish nga Ruçi. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike halit valteri ilir meta seanca plenare 4 korrik 2019 halit valteri ilir meta seanca plenare 4 korrik 2019

Sondazh

Poll