Politike

Paketa anti-shpifje/ Vokshi: Po mbahet e fshehtë nga Rama, ftoj gazetarët në protestë, të ngrejmë zërin

4 Korrik 2019, 11:44 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje/ Vokshi: Po mbahet e fshehtë nga Rama, ftoj

Tiranë- Nga qeveria është miratuar paketa anti shpifje. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar së fundmi se kjo paketë rregullon disa ligje kryesore për shërbimet e medias dhe në asnjë dispozite, nuk cënon lirinë e shprehjes dhe pluralizmin e tregut.

Në lidhje me këtë vendim të qeverisë ka reaguar edhe ish-deputetja Albana Vokshi, e cila është shprehur se kjo paketë po mbahet e fshehtë dhe se Rama synon gjobitjen e çdo medie që flet kundër tij.

“Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre. I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin.”, shprehet ajo.

Reagimi:

Në një vend ku fletë votimi gjenden lirshëm, gazetarët nuk mund të gjejnë dot vendimin e Edi Ramës për censurimin e medias online.

Paketa për kontrollin total të medias, që u miratua dje me nxitim në qeveri, pa u konsultuar me përfaqësuesit e medias, po mbahet e fshehtë. Kjo paketë, për aq sa e njohim ne dhe gazetarët, synon gjobitjen e rëndë për çdo media kritike ndaj Edi Ramës deri në mbylljen e tyre.

I braktisur, i bojkotuar, i refuzuar nga 85% e shqiptarëve, Rama po kërkon të mbyllë gojën e atyre që denoncojnë aferat e tij të korrupsionit apo lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me krimin.

Për të ndaluar rikthimin e dënimeve për agjitacion dhe propagandë, ftoj gazetarët të ngrejnë zërin kundër humbjes totale të lirisë së tyre profesionale.

Ftoj qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e madhe kombëtare, të hënën më 8 korrik, ora 20.00 para kryeministrisë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi paketa anti shpifje protesta e 8 korrikut albana vokshi paketa anti shpifje protesta e 8 korrikut

Sondazh

Poll