Politike

Vrasja në Kavajë, Meta telefonon Isa Saken: I shqetësuar, kërkoj nisjen e menjëhershme të hetimeve

4 Korrik 2019, 11:39 Nga DOSJA
Vrasja në Kavajë, Meta telefonon Isa Saken: I shqetësuar,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku mes përplasjes së bandave humbi jetën një kalimtar.

Meta tha se kishte pasur një bisedë telefonike me kryebashkiakun e Kavajës Isa Saken, duke kërkuar edhe nisjen e menjëhershme të hetimeve për ngjarjen.

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

Ndërkohë edhe Kavaja është përgjakur pas një lufte mes bandash, e cila i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm.

Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e 7 personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta isa sakja vrasje ne kavaje ilir meta isa sakja vrasje ne kavaje

Sondazh

Poll