Politike

Paraqiti kërkesën për dorëheqje/ Kandidati i pavarur votohet nga simpatizantët, Shopi: Do ngre padi për dëm moral ndaj KQ

4 Korrik 2019, 11:35 Nga DOSJA
Paraqiti kërkesën për dorëheqje/ Kandidati i pavarur votohet

ELBASAN- Pavarsisht se paraqiti pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve brenda çdo afati kërkesën për dorëheqje si kandidat i pavarur për antar të këshillit bashkiak të Elbasanit, sërish e gjeti emrin e tij në fletën e votimeve të së dielës.

Albert Shopi, ish-këshilltari i djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit pohon në një prononcim për mediat se ndaj tij është bërë një parregullsi, e cila i ka shkaktuar jo pak probleme, pasi simpatizantë dhe miq të tij duke ushtuar të drejtën e votës e kanë votuar, duke i siguruar një mandat tjetër në këshill, pavarësisht se ai kishte bërë kërkesë zyrtare përpara KQZ për tërheqje nga gara. 

Për këtë arsye Shopi thotë se se do të padisë KQZ për dëm moral . Ndër të tjera Albert Shopi falenderoi zgjedhësit elbasanas, të cilët e votuan pavarësisht se mandati i tij nuk ka vlerë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert shopi bashkia e elbasanit padi ndaj kqz albert shopi bashkia e elbasanit padi ndaj kqz

Sondazh

Poll