Politike

Poloni/Hahn i qartë në samit: Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor t’u hapen negociatat

4 Korrik 2019, 10:30 Nga DOSJA
Poloni/Hahn i qartë në samit: Shqipërisë dhe Maqedonisë

Poloni- Ditën e sotme në fjalën e tij në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, Johannes Hahn ka deklaruar se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen në tetor të 2019.

“Unë i qëndroj rekomandimit të Komisionit për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se në tetor Këshilli do të ndjek vlerësimin tonë pozitiv. Të dy vendet kanë bërë reforma, veçanërisht në fushat e përmendura nga konkluzionet e Këshillit të muajit qershor 2018”, tha Hahn në Samit.

Po kështu ai ka theksuar se vendet e rajonit duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut. “I gjithë rajoni duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të rrisë ritmin e reformave, veçanërisht të sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë”- u shpreh Hahn.

Pak më herët në një postim në Twitter ai theksoi se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në BE. (lexo këtu)

Burimi: European Western Ballkan 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be-në shqiperia ne be negociatat me be-në shqiperia ne be

Sondazh

Poll