Aktualitet

Protesta/ Të rinjtë e FRPD-së vendosin lule dhe ndezin qirinj: Po i bëjmë funeralin këtij Parlamenti (FOTO)

21 Shkurt 2019, 09:08 Nga DOSJA
Protesta/ Të rinjtë e FRPD-së vendosin lule dhe ndezin qirinj: Po

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së opozitës sot. Të rinjtë e FRPD-së kanë vendosur para parlamentit lule dhe kanë ndezur qirinj pasi sipas tyre sot po marrin pjesë në “funeralin e parlamentit”. 

“Sot jemi mbledhur t’i bëjmë funeralin një parlamenti që nuk na përfaqëson më ne. Mandatet e kësaj qeveria janë të lidhura me krimin.”, u shpreh një nga të rinjtë e FRPD-së.

Ndërkohë shumë protestues të tjerë kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama pasi sipas tyre kjo qeveri është e lidhur me krimin. “Rama në burg”, është një nga thirrjet e protestuesve. 

Në protestë vihen re edhe të rinj që ka me vete vuvuzela dhe nuk i ndalin thirrjet për rrëzmin e qeverisë. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet frpd ndezin qirinj protesta 21 shkurt 2019 frpd ndezin qirinj protesta 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll