Politike

Cani tregon si veprohej me inceneratorët: Na pëlqente të shtyhej pagesa, ishim të relaksuar

21 Shkurt 2022, 14:43 Nga DOSJA
Cani tregon si veprohej me inceneratorët: Na pëlqente të shtyhej

TIRANË– Ish-ministri i Financave ka folur në lidhje me pagesat e inceneratorëve. I pranishëm në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Cani tha se si ministër financash pëlqente që fillimisht të merrte shërbimin e më pas të bënte pagesat. Ai tha se kjo gjë i relaksonte financat e shtetit. 

Pjesë nga biseda; 

Helidon Bushati: Një ministër konservator si Cani, mos vallë dorëheqja u bë për të mos u bllokuar Fieri

Salla: Ajo dhe komisioni hetimor

Salla:Zoti Cani përgjigjuni

Helidon Bushati: Do ta pyes zotin Cani

Jorida Tabaku: Ju lutem kolegë, një dëshmitar kaq koncensual nuk kemi parë dhe nuk do të shohim në këtë komision…

Anila Denaj: Garancia sovrani siç është edhe rasti nga BERZH nuk….

(zhurmë në sallë)

Anila Denaj: Lidhen me mbështetjen financiare, ministria e Financave flet për këtë pjesë.

Shkëlqim Cani: E vështirë….Të thuash në parim dakort, s’mund të thuash s’jam dakort…

Jorida Tabaku: Për një sqarim, neni 42 për koncensionet ka një specifikimi,,,jo kërkoj ndjesë

Anila Denaj: Dua ta theksoj, dua të flasim për pjesën financare kur kemi Ministrinë e Financave këtu…e ndaj shumë mirë qasjen tuaj.

Shkëlqim Cani: Më falni rrisqet ndodhta janë pak më detyruese sepse është pjesë e 4-5 neneve, është çështje fizarmonike. Prandaj jemi. Kurse kjo që u përmend në fund është çështje negociatash, ka dashur që pagesa të bëhej në fund, edhe ju e keni provuar këtë, shkon me mendtë e tua dhe vjen me gjysmat e për këtë duhet të jesh i kënaqur. Ne na pëelqente të shtyhej në kohë sepse donim të ishim më të relaksuar me pagesat.

LAJM KRYESOR: Inceneratorët/PS çon në SPAK Tabakun, Sako braktis mbledhjen: Kulmi i injorancës!PD e padit

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni hetimor per inceneratoret shkëlqim cani komisioni hetimor per inceneratoret shkëlqim cani

Sondazh

Poll