Aktualitet

Tregtarët e Durrësit në protestë: Sa duam kalamajtë tanë s’na duhen partia

21 Shkurt 2022, 16:15 Nga DOSJA
Tregtarët e Durrësit në protestë: Sa duam kalamajtë

DURRËS – Një grup tregtarësh në Durrës kanë dalë në protestë për shkak të vonesës së përfundimit të pikës së shitjes në qytet. Ata kanë shprehur pakënaqësi ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, e cila premtoi në prill të vitit të kaluar se pika e shitjes do përfundonte për 3 muajt e ardhshëm. Por, kur ka kaluar gati 1 vit, 300 tregtarë janë detyruar të shesin rrugëve për shkak se nuk kanë një pikë ku mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Njëri prej tyre tha se policia bashkiake e përzë pasi nuk e lejon të tregtojë në rrugë.

“Jam vetë i 6 në shtëpi pa punë dhe gruan pa punë. Kam dalë në rrugë për të shitur çaj dhe policia më ka bërë raprezalie”, tha ai.

Një tjetër tregtar tha se i interesojnë fëmijët e tij dhe jo se çfarë bëjnë partitë politike.

“Sa duam kalamajtë tanë s’na duhen partia kanë vënë tabelën na thanë fillimisht 4 muaj. Kur erdhi Kryetarja e Bashkisë për zgjedhjet e prillit na tha do bëhet dhe më parë për 90 ditë, nuk e bënë. Vij për bukën e fëmijëve të mijë”, u shpreh ky tregtar.

Një tregtar shtoi se nuk do të votojë më Partinë Socialiste pasi vetëm kanë gënjyer.

“Kemi që në qershor që presim po vjen qershori tjetër dhe markata nuk po përfundon. Këtu ka gënjeshtra, vetëm për vota e bëjnë unë kam qenë socialist s’ja u jap më votën”, thotë tregtari.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiriana sako protestojne tregtaret ne durres emiriana sako protestojne tregtaret ne durres

Sondazh

Poll