Aktualitet

PD padit Kuvendin në Kushtetuese, Mirela Bogdani u zgjodh pa short për vendin vakant në KLP

21 Shkurt 2022, 15:56 Nga DOSJA
PD padit Kuvendin në Kushtetuese, Mirela Bogdani u zgjodh pa short për

TIRANË – Partia Demokratike u indinjua me caktimin e Mirela Bogdanit si kandidate për vendin vakant që do të lërë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi. Sot, nënkomisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë zgjodhi Bogdanin pa short për vendin bosh në KLP pasi ajo ishte kandidatja e vetme e mbetur.

Po sot, nënkomisioni në fjalë zgjodhi 2 kandidatët nga 3 të mundshëm për dy vendet vakante që do të krijohen nga largimi i Maksim Çokut dhe Erjon Muharremajt në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Shorti zgjodhi Ilir Rusin dhe Yllka Rrupën, ndërsa nuk u përzgjodh Orjona Muçollari.

3 emrat do të dërgohen në Kuvend për tu votuar dhe nevojiten të paktën 2/3 votave të parlamentit. Por, PD njoftoi sot se do të padisë në Gjykatë Kushtetuese Kuvendin e Shqipërisë me pretendimin se zgjedhja e Mirela Bogdanit pa short është në shkelje të pavarësisë, lirisë së drejtësisë dhe Kushtetutës.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë nuk u miratuan për anëtarët të KLP dhe KLGJ kandidaët Oriona Muçollari dhe Ilir Rusi (KLGJ) dhe Mirela Bogdani dhe Yllka Rrupa (KLP). Parlamenti votoi me 80 vota pro dhe 2 abstenim për Muçolllarin dhe Rusin si dhe për Bogdanin dhe Rrupën dha 75 vota pro, 1 kundër dhe 5 abstenim. çështja u rikthye sërish në nënkomision për të përcaktuar një listë të re.

SHIKO DHE KËTË:

“Mazhoranca paracakton anëtarët e KLP”, PD padit Kuvendin te Gjykata Kushtetuese

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese keshilli i larte gjyqesor keshilli i larte i prokurorise gjykata kushtetuese keshilli i larte gjyqesor keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll