Aktualitet

Çështja e Inceneratorëve/ Përfundon takimi me Krajën në SPAK, Tabaku: Do sjellim raportin

21 Shkurt 2022, 07:44 Nga DOSJA
Çështja e Inceneratorëve/ Përfundon takimi me Krajën

TIRANË– Nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku u takua ditën e sotme me kryetarin Arben Kraja në ambientet e SPAK. Së bashku me Marash Logon, përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike, Tabaku u paraqit në SPAK për të zhvilluar takim për çështjen e inceneratorëve dhe deri në ç’pikë janë hetimet. Pas daljes nga takimi, Tabaku bëri të qartë për gazetarët se do t’i paraqesë raportin përfundimtar SPAK, si dhe do të jetë në mbështetje të tij.

 Ne do të bëjmë atë që parlamenti ka na mandatuar. Do të sjellim një raport përfundimtar. Deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së Komisionit, jemi duke mbështetur SPAK në punë e tij. Unë e sigurova që do të vendosim në dispozicon të gjithë raportin. Takimi u kërkua nga unë’- deklaroi Tabaku e cila më pas tha se edhe sot të vijojë punën Komisioni Hetimor në orën 10:30.

Ky takim i Tabakut me Krajën vjen pak ditë pasi në SPAK përfunduan Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi dhe deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako. Këta dy persona u morën në pyetje në lidhje me inceneratorët. Tabaku u shpreh krenare që këto dy persona nga PS-ja kanë përfunduar në SPAK. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë. Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt. Në listë për tu marrë në pyetje është edhe kryeministri Edi Rama.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako ne spak jorida tabaku ne spak spak alqi bllako ne spak jorida tabaku ne spak spak

Sondazh

Poll