Aktualitet

Inceneratorët, Basha: Të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë në komision

20 Shkurt 2022, 16:45 Nga DOSJA
Inceneratorët, Basha: Të mërkurën e ka radhën Edi Rama

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me dije se kryeministri Edi Rama është thirrur për t’u paraqitur në komisionin hetimor parlamentar të inceneratorëve. Në  takimin me demokratët e Kamzës, Basha shtoi se javën e ardhshme do të thirren politikanë për të dhënë llogari për aferën korruptive prej 430 milionë eurosh të 3 inceneratorëve. Kryedemokrati përgëzoi n/kryetaren e PD Jorida Tabaku, e cila është kryetare e komisionit hetimor parlamentar të inceneratorëve për vënien para përgjegjësisë të personave të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve.

“Po kjo, 430 milionë euro. Kur filluam të flisnim për aferën, a kurset e opozitës, kështu e ka opozita, shikoni si ditë për ditë po dalin faktet. Besoj e keni ndjekur komisionin e inceneratorëve, punën e jashtëzakonshme, që po bëjnë përfaqësuesit tanë në atë komision nga drejtuesja e komisionit nënkryetarja e partisë Jorida Tabaku, e cila në mënyrë të patrembur i ka vënë para përgjegjësisë nga i pari të i fundit deri te dita e fundit e kësaj jave, dhe javës tjetër fillojmë me politikanët, të mërkurën e ka radhën Edi Rama të vijë para komisionit. A e dëgjuat atë personin, që ishte administratori i Fierit dje, kishte firmosur për të marrë 23 milionë euro, jo thoshte nuk është firma ime, po ku janë 23 milionë euro, nuk e di, se mbaj mend, s’më kujtohet”, deklaroi Basha.

SHIKO DHE KËTË:

Takim me demokratët e Kamzës, Basha-Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK-ut

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll