Aktualitet

Kapet me rreth 27 kg kokainë, prangoset 36-vjeçari shqiptar në Itali

20 Shkurt 2022, 19:39 Nga DOSJA
Kapet me rreth 27 kg kokainë, prangoset 36-vjeçari shqiptar në

ITALI – Një 36-vjeçar shqiptar u prangos ditën e premte nga policia e Ravenës pasi iu gjetën rreth 27 kg kokainë në automjetin dhe shtëpinë ku banonte. Sipas mediave vendase, i arrestuari quhet Dorian Konti. Ai njihet si person me precedentë penalë në shtetin fqinj.

Në aksin rrugor Lombardi-Romanja, Kontit iu bë kontroll në automjet dhe iu gjet 16 kg kokainë. Ai ishte identifikuar më parë si shpërndarës droge. Më pas, punonjësit e sektorit të antidrogës shkuan në banesën e tij në provincën Rovigo, ku sekuestruan dhe 10.5 kg të tjerë kokainë.

Tashmë, ai po mbahet në burg në përfundim të hetimeve dhe procesit gjyqësor.

Burimi: Il Gazzettino

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne itali kapet shqiptari me droge ne itali droge ne itali kapet shqiptari me droge ne itali

Sondazh

Poll