Aktualitet

Aksident në Kuçovë, motori përfundon poshtë rrotave të autobusit, plagoset rëndë drejtuesi

20 Shkurt 2022, 14:26 Nga DOSJA
Aksident në Kuçovë, motori përfundon poshtë rrotave

KUÇOVË– Një autobus dhe një motor janë aksidentuar rrugor në aksin Berat-Kuçovë, e si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi 18-vjeçar i motorit Esjan Rozgari. I riu ka qenë duke dërguar porositë e picave në momentin e përplasjes, por fatmirësisht ka pasur në kokë kasketën mbrojtëse pasi ,otori ka përfunduar poshtë autobusit në pjesën e përparme.

I riu Rozgari është dërguar fillimisht për t’u mjekuar në spitalin e Beratit për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është sjellë në Tiranë, për të marrë një mjekim më të specializuar.

Deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë mosrespektimi i rregullave në qarkullim nga drejtuesi i autobusit i cili ka qenë me shpejtësi dhe lëvizte në mes të korsisë së rrugës. Ndërsa deri më tani, Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit Berat drejtuesin e autobusit, Luan Plakun për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksi berat -kuçovë esjan rozgari kucove aksi berat -kuçovë esjan rozgari kucove

Sondazh

Poll