Aktualitet

Berisha sulmon kandidaten e PS për Durrësin: Duhej të ishte në gjyq për tërmetin e 2019

20 Shkurt 2022, 15:36 Nga DOSJA
Berisha sulmon kandidaten e PS për Durrësin: Duhej të ishte

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sakon si përgjegjëse për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në këtë qytet. Në fushatën e prezantimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Shën Vlash, Berisha e akuzoi Sakon, e cila kandidon për Partinë Socialiste në këto zgjedhje, se ka firmosur si kryeinspektore për banesat e goditura në shtator 2019 nga tërmeti se nuk kishin nevojë për restaurim. Berisha shton më tej se për personat që jetonin në këto banesa dhe ndërruan jetë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako duhej të përballej me drejtësinë.

“Të marrim për kandidaten e tij për Durrësin, smë vjen mirë të flasim për zonjat. Sako nuk meriton kurrë të merrte pjesë në garë. Kishte tërmet Durrësi në shtator 2019, u dëmtuan dhjetëra banesa. Ka firmën si kryeinspektore në vlerëismin e këtyre dëmëve. Kur ra tërneti i 26 nëntorit 2019, viktimat e para janë të këtyre ndërtesave. Në vend që të dilnin nga banesat e detyrim, i lanë aty. Kjo zonjë vendoset në sallë ne gjyqit në çdo vend të botës. Nuk paskan socialistët një zonjë tjetër, apo këtë që firmosë?”, tha Berisha në Shën Vlash.

LAJMI KRYESOR: Berisha ndalet në Durrës: Sako duhej të ishte në gjyq. Sharra, minierë floriri e Ramës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike emiriana sako sali berisha termeti i 26 nentorit 2019 emiriana sako sali berisha termeti i 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll