Aktualitet

Ka shumë për t’u zbuluar!Kush është ‘koka’ e bandës në Itali,avokati u futi kokainë në qeli

20 Shkurt 2022, 18:20 Nga DOSJA
Ka shumë për t’u zbuluar!Kush është ‘koka’

ITALI- Kur anëtarët e parë u arrestuan në shkurt 2020, Grupi Antegnate, organizata kriminale që drejtonte një degëzim të trafikut të drogës në Bassa, u mobilizua për të gjetur një avokat të aftë që të shkonte përtej detyrave të tij, e t’u dërgonte celularët në burg. Që këtu “rruga” e bandës, e cila ka 20 persona brenda pas qelivem kryqëzohet me atë të avokatit, Gianni Ferriero, i arrestuar më pas, më 23 shkurt 2021. Iu vunë prangat teksa po fuste gjysmë gram kokainë në burg për një shqiptar.

Sipas “bergamo.corriere.it”, banda u tmerrua kur më 27 shkurt 2020 u arrestua kreu i organizatës kriminale Artan Aliaj dhe dy “koka” të tjera të grupit. Hetuesit kishin mbajtur shënime për të paktën një vit që banda shqiptare trafikonte kokainë. E përkëtë kishte përdorur përgjues mjedisor, telefonikë, por edhe bashkëshortet dhe shoqëruesit italianë.

Por nuk ishte e lehtë! Droga fshihet në depozitat në Fara Olivana, Treviglio dhe Fontanella e më pas shpërndahej nga një  grup i strukturuar në të cilin rolet ishin të përcaktuara mirë dhe që synonte të zgjerohej në të gjithë Italinë. Lehtësia që kishin në përdorimin e armëve gërshetohej frikshëm me inteligjencën duke shkaktuar shumë problem. Por gabimi u bë në 2 nëntori 2019, kur ‘nënkryetari’ Engejell Kampo, 45 vjeç, u rikthye me mitroloz në dorë pasi i ishte refuzuar hyrja nga disko Charleston në Treviglio. Tërhoqën shumë vëmendje!

E u ra koka e mendja e grupit. Gabimi solli dëmin më i rëndë që ishte burgosja e Aliajt, i cili është mendja e grupit dhe që merren me mbajtjen e kontakteve. Prandaj dhe për të kërkohej një avokat i veçantë. Fakti është se një vit më vonë, Ferriero arrestohet në flagrancë teksa i jepte një qese droge një të burgosuri shqiptar, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për Aliaj. Në ato momente ai nuk e dinte që po filmohej nga hetuesit e se sjellja e tij jonormale ishte monitoruar prej disa kohësh. Megjithatë avokati kaloi nga burgu në arrest shtëpie që prej majit të kaluar, madje në korrik denoncoi vjedhjene e fuoristradës së tij Jaguar. Makina u gjet e djegur në një fshat. E më shumë se një vjedhje, mendohet se ka qenë një nder që shqiptarët i kishin bërë avokatit, por se për çfarë. Nuk e dimë akoma.]

Marrë dhe përkthyer nga bergamo.corriere.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan aliaj engejell kampo grupi antegnate itali artan aliaj engejell kampo grupi antegnate itali

Sondazh

Poll