Aktualitet

Berisha ndalet në Durrës: Sako duhej të ishte në gjyq. Sharra, minierë floriri e Ramës

20 Shkurt 2022, 16:30 Nga DOSJA
Berisha ndalet në Durrës: Sako duhej të ishte në gjyq.

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi fushatën e prezantimit të kandidatit Ardian Muka të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në zonën e Shën Vlashit në Durrës. Ai i konsideroi zgjedhjet e 6 marsit si të zgjedhje të përgjithshme pasi kanë të drejtën e votës 700 mijë qytetarë në 6 bashkitë e Durrësit, Shkodrës, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Lushnjes. Ish-lideri i Partisë Demokratike shënjestroi kandidaten socialiste dhe kryebashkiaken në detyrë të Durrësit Emiriana Sakon për tërmetin e 26 nëntorit 2019. Ai e fajësoi Sakon se ka firmosur si kryeinspektore për mosrinovimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit 2019, ku më pas disa prej banorëve në këto ndërtesa humbën jetën prej tërmetit katastrofal të dy muajve më vonë. Sipas tij, Sako sot duhej të përballej me drejtësinë.

Më tej, Berisha e akuzoi Emiriana Sakon si të përfshirë në aferën e inceneratorëve, ku ka paguar 10 milionë euro në rrugë korruptive për inceneratorin e Tiranës.

Në fjalën e tij, lideri historik i PD shënjestroi dhe kryeministrin Edi Rama dhe ministrat socialistë se kanë vjedhur me valixhe në aferën prej 430 milionë eurosh të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të plehrave në Durrës, Tiranë dhe Fier. Sipas Berishës, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia dha me koncesion impiantin e pastrimit të mbeturinave të Sharrës njërit prej personave të tij të afërt. Ai e konsideroi Sharrën si “minierën e arit” të kryeministrit Edi Rama.

Berisha nuk la pa sulmuar dhe kandidatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të Durrësit, Luan Hotin. Ai e akuzoi kandidatin demokrat se ka i dorëzuar valixhe me euro kryeministrit Edi Rama për koncesionin e anijeve në portet nga Shëngjini në Sarandë. Gjithashtu, ish-kryeministri u tha qytetarëve të Shën Vlashit se Luan Hoti nuk do të mendojë për qytetarët e Durrësit, por për zgjatjen e kontratës së koncesionit të anijeve në porte, të cilën, sipas tij, Hoti do ta rinovojë pasi i skadon në qershor të këtij viti.

Çfarë ka ndodhur?
Më herët, Sali Berisha u takua me studentë në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë për të përkujtuar 31-vjetorin e shembjes së bustit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Ai tha se askush nuk i ka skllavëruar shqiptarët si Enver Hoxha. Më tej, ai shtoi se kryeministri Edi Rama dhe ish-liderët komunistë në fillim të viteve ’90-të u fshehën në bunkerë si minj për t’i shpëtuar ndryshimeve politike në vitet 1990-1992.

Që para hapjes së fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, lideri historik i PD akuzon kryetarin e PD Lulzim Basha si të përfshirë në çështjen “Toyota Yaris”, çështja e cila, sipas tij, u mbyll në Shqipëri me ndihmën e kryeministrit Edi Rama. Por, për Berishën, prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha: Luan Hoti të japë dorëheqjen, i ka çuar valixhe me euro Ramës

Berisha: Sharra, miniera e floririt e Ramës, Veliaj ia dha njeriut të tij

Berisha sulmon kandidaten e PS për Durrësin: Duhej të ishte në gjyq për tërmetin e 2019

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike afera e inceneratorëve ardian muka emiriana sako erion veliaj luan hoti sali berisha ne durres afera e inceneratorëve ardian muka emiriana sako erion veliaj luan hoti sali berisha ne durres

Sondazh

Poll