Atje ku na do Partia! Vendi digjej, Çako s’dukej kund, tani s’lë pas dorë fushatën e Ballës
20 Shkurt 2022, 17:52Nga DOSJA
LUSHNJE- Rikthehet drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako! Pushimet mbaruna dhe Haki Çako, i është rikthyer terrenit, duke iu bashkuar fushatës së Partisë Socialiste në Lushnje.
Sot shoqëroi kryebashkiaken e komanduar dhe kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Eriselda Sefën dhe Taulant Ballën në Thanasaj. Nga aty, të tre panë nga afër punën që po kryhet për ndërtimin e pritës mbi Lumin Shkumbin.
Por përveç faktit që Çako s’mund të përfshihet në fushatë, bie në sy fakti që ka gjetur kohë të rikthehet në terren. Ndryshe nga sa ndodhi verën e këtij viti, kur në një kohë që Shqipëria digjej, Çako nuk shihej askund në asnjë cep të vendit. Nëpër intervistat e dhëna për në media, Çako tregoi se kishte pasur një eveniment familjar që kishte zgjatur dy ditë por nuk e specifikoi se çfarë ishte më e rëndësishme se vendi që digjej.
“Ndonëse nuk do të desha të flisja për këtë, është histori, një çështje e pakuptimtë. Unë si çdo qytetar tjetër, kam familjen time, nevojat e mia. Kam pasur një vend familjar, dhe kjo u bë çështje. Institucioneve të caktuara e personalizojnë çështjen. Shteti nuk funksionon me emra. Qoftë ai i Haki Çakos, apo i kujtdo, por me struktura. Strukturat përkatëse kanë qenë në kryet të detyrës. Kisha deleguar një drejtor përkatës që ishte duke bërë detyrën e vetë. Janë probleme që nuk duhet të diskutohen më, pasi nuk kanë asnjë vlerë,”- thoshtë ai në daljet televizive.
Me emergjenca të tilla, ku edhe ndërruan jetë dy persona, mund ta linte vendin në dorën e një drejtori, kurse në rast fushate ku Sefa do të zgjidhet vetëm për një vit më shumë në krye të detyrës, nuk ka shanse që ta lerë pas dore. Jo për gjë…po sot ka nevojë partia për të.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI- Kur anëtarët e parë u arrestuan në shkurt 2020, Grupi Antegnate, organizata kriminale që drejtonte një degëzim të trafikut të drogës në Bassa, u mobilizu...
Keni parë rrugëve që njerëz me maska anticovid që edhe pse shumica e shqiptarëve nuk i mbajnë më, ata janë stoik. Policia thotë se mes tyre ka mjaft: hajdutë. ...
TIRANË- Sot, ish-kryeministri Sali Berisha, me rastin e 31-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ka shkuar në Qytet Studenti. Aty ku ed...
TIRANË– 31-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës ka gjetur demokratët të ndarë! Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye edhe nëjherë në godinë...
TIRANË– 7 persona kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit n...
TIRANË- Sot ushtarakët shqiptarë kujtojnë ndarjen nga jeta në krye të detyrës të Kapiten Feti Voglit. Ai u nda nga jeta gjatë një misioni ushtarak më 20 sh...
LEZHË – Policia e Lezhës po heton rastin e fundit të dhunimit dhe dëmtimit të kalasë së qytetit, ku mbrëmjen e djeshme u konstatua se janë shkulur di...