Aktualitet

3 gishta për ‘Liri,demokraci’?Kuptimi i simbolit serb që provokoi sot tek Qytet Studenti…

20 Shkurt 2022, 12:51 Nga DOSJA
3 gishta për ‘Liri,demokraci’?Kuptimi i simbolit serb që

TIRANË- Sot, ish-kryeministri Sali Berisha, me rastin e 31-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ka shkuar në Qytet Studenti. Aty ku edhe nisi e gjitha vala kundër shtypjes së regjimit totalitar nga godina që sot ka marrë emrin “Liria”.

Por ajo që provokoi reagime ishte posteri i përdorur sot, ku duken qartë 3 gishta…në vende të 2, që u kthyen në simbol të thirrjeve “Liri, demokraci”! Megjithatë gjithçka u shpjegua shpejt nga prezantuesi i aktivitetit, i cili shpjegoi se në fakt e gjitha ishte simbolike, për të nënkuptuar se sot ka ende ‘komunistë’.

“Dua të bëj një koment për këtë poster që kam mbrapa. Çfarë janë këta tre gishta? Këta tre gishta i keni parë se ne në ’91 e rrëzuam komunizimin dhe nuk e varrosëm atë. Këta kanë mbirë si krimba dhe janë sot kudo në jetën tonë. Njëri prej tyre është mbyllur në bunkerin buzë Lane që e ka emrin Lulzim Bardhi,”-tha prezantuesi duke shpjeguar gjithçka.

Por çfarë tregojnë, cili është simboli i tre gishtave?

Ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan. Në mjaft foto të shovinistëve serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci janë fiksuar momente kur ata ngrenë lartë tre gishtat teksa vrasin dhe dëbojnë banorët lokalë. Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Tre gishtat tregojnë etno-nacionalizmin serb dhe është një simbol që e gjen në fushatat në Serbi, por edhe nga ushtarakë serbë. Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre. Por sipas serbëve, ky simbol është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan.

Po ju si mendoni? Ishte gjetje, apo dështim?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike lulzim bardhi sali berisha lulzim bardhi sali berisha

Sondazh

Poll