Aktualitet

Urdhëri nga SPAK/ Kapet “Reqi i Korçës”, Elton Goskova do korruptonte të penduarin, Reçi

20 Shkurt 2022, 16:03 Nga DOSJA
Urdhëri nga SPAK/ Kapet “Reqi i Korçës”, Elton

TIRANË– Elton Goskova ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. I njohur me nofkën “Reqi i Korçës”, Goskova është arrestuar pasditen e të premtes, megjithatë ende deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar kjo për shkak se operacioni është duke u zhvilluar edhe për kapjen e personave të tjerë. Në një artikull “Ora News”, gazetari Elton Qyno shkruan se urdhëri për arrestimin e njeriut të përfolur për disa ngjarje kriminale në Korçë, është dhënë nga prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK.

Goskova dyshohet se u ka marë përsipër disa prej familjarëve të personave të arrestuar, se do ndikonte tek familja e bashkëpuntorit të drejtësisë, me qëllim që ai të manipulohej dhe të tërhiqej nga dëshmitë e dhëna para hetuesëve. Kështu që prej khësh prokurorët e posaçëm kishin vendosur që të mbanin në monitorim Elton Goskovën, duke çuar deri në momentin e arrestimit.

Deri më tani dyshohet se “Reqi i Korçës”, për llogari të kujt ende nuk dihet, kishte marrë përsipër që të manipulonte dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar për dy vrasje që kanë tronditur vendin në vitin 2005. Para hetuesëve ai ka folur kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, të cilët dyshohet se kanë planifikuar, urdhëruar dhe ekzekutuar vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit. Ndërkohë që përveç këtij rasti, Elton Goskova është proceduar disa herë nga prokuroria e Korçës, për vepra të ndryshme penale. Megjithatë operacioni për këtë ngjarje ende vazhdon dhe raportohet se në ditët në vijim, hetuesit e SPAK do të dalin në një konferencë për shtyp për të zbërthyer të gjithë skemën e personave që u ndryshonin mendjen të penduarve.

Por si NDODHËN dy vrasje të bujshme që tronditën Shqipërinë në 2005?

Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. Për ngjarjen hetimet kanë përfunduar e janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elton goskova luftar reci tirane vrasja e vajdin lames elton goskova luftar reci tirane vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll