Aktualitet

31 vite nga rrëzimi i bustit të Hoxhës! Berisha në QS, Basha firmos për ‘dekomunistizimin’

20 Shkurt 2022, 16:38 Nga DOSJA
31 vite nga rrëzimi i bustit të Hoxhës! Berisha në QS, Basha

TIRANË– 31-vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës ka gjetur demokratët të ndarë! Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye edhe nëjherë në godinën “Liria” duke kujtuar ndodhitë e vitit 1991, ndërsa kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i shoqëruar nga nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj dhe kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe deputetët e tjerë demokratë, ka firmosur peticionin për dekomunistizimin.

Nismëtarja e këtij peticioni, Jonila Godole, kërkoi që edhe maxhoranca të bashkëngjitet në mbështetjen dhe firmosjen e dekomunistizimit, ndërsa Basha i kërkoi ndjesë të përndjekurve politikë për premtimet që ende nuk ishin mbajtur prej tyre. Ndaj duke zgjedhur 20 shkurtin, ditë kur revolta popullore e nisur nga lëvizja studentore e dhjetorit, kulmoi me rënien e bustit të Hoxhës, Basha zgjodhi që të hidhte firmën e tij në peticion, duke ftuar edhe të tjerë që t’i mbëshetesin.

Në thelb nisma për dekomunistizimin dhe drejtësinë, synon që të ndalojë glorifikimin e diktaturës dhe përdorimin e simboleve komuniste. Peticioni parashikon 6 kërkesa për Kuvendin e Shqipërisë, të cilat konsistojnë në: 1- Miratimin e një kuadri ligjor që ndalon propagandën e regjimit komunist në programet e partive politike, ndalon ligjërimin glorifikues të diktaturës dhe përdorimin e simboleve të regjimit komunist në hapësirën publike, përmes ndërhyrjeve të duhura në Kodin Penal, sipas modeleve që shtete të BE kanë mbajtur ndaj nazizmit, fashizmit dhe regjimeve totalitare komuniste; 2- Vetingun e funksionarëve politikë dhe drejtuesve të institucioneve, në raport me të shkuarën e tyre gjatë regjimit komunist, si kusht i domosdoshëm për pastrimin e institucioneve të sotme të shtetit; 3- Zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të Sigurimit të Shtetit dhe organeve të tjera represive të diktaturës që merreshin me përndjekjen politike, si dhe akses publik të pakufizuar në dokumentet e tyre; 4- Rishikimin e emërtimit të shkollave, rrugëve, shesheve dhe institucioneve, duke propozuar ndryshime konkrete në ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” si dhe në ligjin Nr. 9270/2004 “Për sistemin e adresave”. Nëpërmjet këtij ndryshimi synojmë një parashikim ligjor që detyron organet e pushtetit vendor të kryejnë verifikime paraprake të emrave të propozuara për rrugë, sheshe apo shkolla në territoret e bashkive; 5-Muzealizimin e institucioneve ku janë kryer dënime të padrejta, si burgjet, kampet e internimit e të punës së detyruar, dhomat e torturave, vendet e pushkatimit. Ngritjen e një Memoriali Qendror Kombëtar në respekt të martirëve dhe të një Muzeu të posaçëm për Diktaturën. Si masë paraprake para muzealizimit kërkojmë marrjen e menjëhershme në mbrojtje të veçantë ligjore të vendeve të vuajtjes, përpara se ato të tjetërsohen nga degradimi natyror dhe mbivendosja mbi to e projekteve buqësore a industriale, shtetërore a private dhe 6- Rishqyrtimin e kurrikulave mësimore në ciklin shkollor duke propozuar krijimin e një grupi pune të përbërë nga juristë, studiues, historianë dhe specialistë të fushës, për t’i ofruar Ministrisë së Arsimit propozime konkrete. Kjo do të garantonte një brez të ri më të informuar për historinë e diktaturës, më të ndërgjegjshëm për vlerat e sistemit demokratik.

Po ashtu, një tjetër detaj që bie në sy nga dita e sotme është fakti që përveç ndarjes Berisha-Basha, që tashmë nuk përbën lajm, nuk ka pasur asnjë reagim nga Partia Socialiste, ndërsa duket se 20 shkurtin e ka “harruar” edhe kreu i shtetit. 

ZHVILLIMET E 20 SHKURTIT:

Rrëzimi i bustit të Hoxhës, Berisha: Anëtarët e regjimit e Rama fshehën si minj në bunkerë

3 gishta për ‘Liri, demokraci’? Kuptimi i simbolit që provokoi sot tek Qytet Studenti…

31 vjet nga rënia e bustit të Enver Hoxhës, Basha firmos peticionin e Dekomunistizimit

Sot, 31 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Fevziu ndan fotot, kë njihni?

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enver hoxha lulzim basha rrezimi i bustit te enver hoxhes sali berisha enver hoxha lulzim basha rrezimi i bustit te enver hoxhes sali berisha

Sondazh

Poll