Aktualitet

Në kërkim për 4 vepra penale, arrestohet “fermeri” i kanabisit në Shkodër

20 Shkurt 2022, 15:45 Nga DOSJA
Në kërkim për 4 vepra penale, arrestohet “fermeri” i

SHKODËR– Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, për shkak se akuzohet për vepra të ndryshme penale. I identifikuar me inicalet T. V., 39-vjeçari akuzohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh. Për këtë arsye Gjykata e Shkodrës kishte vendosur ndaj ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim T. V. 39 vjeç banues në lagjen “3 Herojt”, Shkodër

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të datës 10.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkpunim, ”Shkatrrim i pronës”, “Shkatrrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosërve”, Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh, Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit shkoder policia e shtetit shkoder

Sondazh

Poll