Aktualitet

Ngjarja e rëndë/ Sot 10 vite nga vrasja e kapitenit Feti Vogli në Afganistan

20 Shkurt 2022, 12:18 Nga DOSJA
Ngjarja e rëndë/ Sot 10 vite nga vrasja e kapitenit Feti Vogli në

TIRANË- Sot ushtarakët shqiptarë kujtojnë ndarjen nga jeta në krye të detyrës të Kapiten Feti Voglit. Ai u nda nga jeta gjatë një misioni ushtarak më 20 shkurt të vitit 2012 pas një misioni të marrë nga komanda amerikane për të shoqëruar një zyrtare të SHBA-së në një shkollë dhe në një spital të Afganistanit. Por u sulmuan nga një taleban, i cili hapi zjarr me mitroloz në drejtim të Feti Voglit që nuk i mbijetoi plagëve. Në këtë sulm ku mbeti i vdekur Kapiten Feti Vogli, nga të shtënat u plagos rëndë dhe ushtari Aleksandër Peçi.

Kush ishte Feti Vogli?

Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, ishte i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, me një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi. Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi. Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 u bë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore. Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si: Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar; Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007 dhe Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.

(i.a.k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet feti vogli vdekja e feti voglit feti vogli vdekja e feti voglit

Sondazh

Poll