Aktualitet

Inceneratorët, Basha: Mos i bëni presion SPAK e Nanos! 3 socialistë të përfshirë në aferë

20 Shkurt 2022, 13:14 Nga DOSJA
Inceneratorët, Basha: Mos i bëni presion SPAK e Nanos! 3

TIRANË– Anëtarët e PD të Komisionit Hetimor për Inceneratorët dhe kryedemokrati kanë dalë sot në një konferencë për mediat, duke bërë akuza të forta. Para gazetarëve, Lulzim Basha ka bërë dhe njëherë përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama për aferën e inceneratorëve, duke pretenduar se asgjë nuk është bërë pa dijenë e tij. Përpara gazetarëve, Basha tha se brenda një dite janë bërë 17 akte shtetërore, ndërsa nuk dha emrat e dy anëtarëve të tjerë të Komisionit, nga ana e socialistëve, që sipas tij janë në konflit interesi për të hetuar aferën. Por përmendi edhe njëherë deputeten Ermonela Valikaj Felaj.

Ndër të tjera, Basha shtoi i ka bërë thirrje sot Prokurorisë së Posaçme që të mos intimidohet por të çojë deri në fund hetimin për aferën e inceneratorëve, duke i ofruar edhe mbështetjen në emër të Partisë Demokratike. Duke shtuar se ka marrë informacione që prokurorëve të SPAK po u bëhet presion të mos e hetojnë çështjen. Ndërsa u ka kujtuar dhe njëherë që po vëzhgohen nga publiku dhe partnerët ndërkombëtar. Megjithatë nuk është ndalur më kaq. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje edhe kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që t’i japë Komisionit Hetimor për Inceneratorët informacion lidhur me të dhënat e sistemit TIMS. Pasi kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku tha se nuk i kanë marrë ende të dhënat e për lëvizjet e ministrave, Basha i la afat kryepolicit Nano deri ditën e hënë, që të japë të dhënat, duke shtuar se Nano nuk po vepron pasi ka marrë “urdhër nga lart” për të mos nxjerrë asnjë informacion.

Sakaq, në konferencë për shtyp në selinë blu lidhur me aferën e inceneratorëve, Basha u pyet nga gazetarët edhe për zgjedhjet e 6 marsit dhe objektivat që PD i ka vendosur vetes. Mirëpo kësaj pyetje numri një i opozitës në vend ka vendosur që të mos i përgjigjet, duke kërkuar që vëmendja e mediave të jetë e gjitha për incerentorët. Lidhur me zgjedhjet tha vetëm se  demokratët do t’i thonë “boll më”, trekëndëshit të Bermudës, siç i referohet ai, Edi Ramës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta.

ZHVILLIMET GJATË KONFERENCËS:

‘Urdhër nga lart!”/ Basha: Gledis Nano s’na jep të dhënat e TIMS, e ka porosi

‘Po u bëhet presion’/Basha merr në “besë” SPAK:Hetoni! Keni mbështetjen e PD, kam burime…

A do bashkëpunojë me LSI për inceneratorët? Tabaku: S’jemi në garë kush denoncon më shumë

Lidhje me Porto Romanon? Basha ia kalon fjalën Tabakut: Më sulmoni, mua s’më bën syrri tërr

“Rama të heqë dorë nga presioni”/ Basha për inceneratorët: Prokurorët të mos intimidohen

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore afera e inceneratorëve lulzim basha afera e inceneratorëve lulzim basha

Sondazh

Poll