Aktualitet

Vritet ushtaraku në Vlorë! DETAJE, autorët helmuan qentë e fqinjëve, ulën automatin

19 Shkurt 2022, 11:14 Nga DOSJA
Vritet ushtaraku në Vlorë! DETAJE, autorët helmuan qentë e

VLORË– Altin Alikaj është vrarë. Ushtaraku u gjet i pajetë në banesë nga nëna e tij mëngjesin e sotëm. Dyshohet se autorët e vrasjes helmuan qentë e komshinjve që të mos shkaktonin zhurma si dhe kanë ulur automatin e dritave. Në banesë është gjetur një sëpatë me gjurmë gjaku e cila është konstatuar nga i ati i viktimës, menjëherë pas hyrjes në banesë. 46 vjecari dyshohet të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike. Policia po heton në lidhje me dinamikën e ngjarjes, dhe çfarë ka ndodhur në këto 8 ditë, që Alikaj ishte deklaruar i zhdukur nga familja e tij.

Është dashur mbërritja e nënës së tij nga Greqia, në mënyrë që të bëhej hyrja në banesë, edhe pse është ende e paqartë nëse viktima ka humbur jetën së fundi, apo që në momentin e humbjes së kontakteve me familjarët e tij, 8 ditë më parë.

LAJMI KRYESOR: I zhdukur prej 8 ditësh! Gjendet i pajetë USHTARAKU në Vlorë, dyshohet të jetë VRARË

(a.b)./dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet altin alikaj vritet altin alikaj altin alikaj vritet altin alikaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2022, 12:02

Big Market tashmë edhe në Sukth!

TIRANË– Marka më e madhe e marketeve shqiptare, Big Market, ka nisur vitin 2022 me zgjerim në territor dhe garantimin e cilësisë në të gjithë zinxhir...