Aktualitet

Homazhet për ndarjen nga jeta të Bardhyl Londos! Meta: Poet brilant, do na mungojë

19 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
Homazhet për ndarjen nga jeta të Bardhyl Londos! Meta: Poet brilant,

TIRANË– Homazhet për ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londo po zhvillohet ditën e sotme në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Familjarë, miq dhe ish-kolegë kanë marrë pjesë që në orët e para të mëngjesit në homazhe. Në mesin e personave që erdhën për ti dhënë lamtumirën e fundit poetit ishte dhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Duke e quajtur poetin brilant, kreu i shtetit tha se vendit do ti mungojë një artist si Londo.

Ish-deputeti humbi jetën në moshën 74-vjeçare pas luftës me betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej kohësh. Bardhyl Londo ka qenë për një kohë të shkurtër deputeti i PD në Parlament dhe ka punuar gjatë në ministrinë e Kulturës.

Kush ishte Bardhyl Londo?

Poeti u lind në vitin 1948 në Përmet. Në fillim të viteve ’70 ai spikati si një ndër poetët më të talentuar. Në 1975 me vëllimin “Krisma dhe Trëndafila”, u afirmua si një ndër poetët më të mirë të brezit të tij. Filloi punë në gazetën letrare “Drita” të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për tu emëruar kryeredaktor në fund të viteve ’80. Me largimin e Dritëro Agollit nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Bardhur Londo u zgjodh kryetar. Si një poet I angazhuar, poezia e tij e pas viteve ’90, reflektonte kaosin social dhe politik që kaloi vendi gjatë tranzicionit. Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”.

VEPRAT E TIJ:

Krisma dhe trëndafila
Hapa në rrugë 
Emrin e ka dashuri
Si ta qetësoj detin 
Ditë njerëzore 
Shën Shiu 
Jeta që na dhanë 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Homazhet për London, Meta: Ishte detyrim për t’i dhënë lamtumirë, poet brilant

Homazhet për poetin Londo/ Edi Paloka: Nuk gjenden dot fjalët, humbje e madhe

(A.B).Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kulture bardhyl londo homazhe per bardhyl london vdes bardhyl londo bardhyl londo homazhe per bardhyl london vdes bardhyl londo

Sondazh

Poll