Aktualitet

U gjetën të pajetë brenda banesës, IDENTIFIKOHET çifti, shkak dyshohet rezistenca

19 Shkurt 2022, 09:36 Nga DOSJA
U gjetën të pajetë brenda banesës, IDENTIFIKOHET

VLORË– Burrë e grua ndërruan jetë mëngjesin e sotëm në Borsh. Të pajetë u gjetën Rrapo dhe Savoja Çika, 83 dhe 75 vjeçe. Dyshohet se shkak i zjarrit në banesë mund të jetë bërë rezistenca që përdornin për ngrohje.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

LAJMI KRYESOR: TRAGJEDI në Borsh/ Shkrumbohet banesa, humbin jetën çifti i të moshuarve

(a.b)/;dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rrapo cika savoja cika rrapo cika savoja cika

Sondazh

Poll