Aktualitet

Big Market tashmë edhe në Sukth!

19 Shkurt 2022, 12:02 Nga DOSJA

TIRANË– Marka më e madhe e marketeve shqiptare, Big Market, ka nisur vitin 2022 me zgjerim në territor dhe garantimin e cilësisë në të gjithë zinxhirin e saj të shërbimeve. Pas hapjes së pikës së saj të re te Parku Olimpik Tiranë, tashmë Big Market është supermarketi më i madh edhe në Sukth, në Durrës.

Filozofia e të qenurit sa më pranë klientit ka sjellë që Big Market të jetë e pranishme kudo, nga zemrat urbane të kryqytetit shqiptar deri në qyteza më distante, si Sukthi.

Këto investime konsiderohen një ndikim direkt edhe në cilësinë e jetës së zonave periferike, të cilat mund të shijojnë të njëjtat standarde të larta produktesh si në qendrat urbane.

Tashmë, gama e gjerë e produkteve cilësore ndërkombëtare dhe lokale, që Big Market mundëson, do të mund të shijohen edhe nga banorët e Sukthit në çmime ekonomike dhe të përballueshme për çdo nevojë familjare.

Investime të tilla nga marka më e famshme shqiptare e supermarketeve shton besimin në shërbimet dhe produktet “Made in Albania”, si një krenari e ndarë njësoj nga veriu në jug të Shqipërisë.

(Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sociale big market tirane big market tirane

Sondazh

Poll