Aktualitet

Në kërkim! Klodian Zoto shfaqet në kafe, Hoxha: Është në bar-in e frekuentuar nga deputetët

19 Shkurt 2022, 06:17 Nga DOSJA
Në kërkim! Klodian Zoto shfaqet në kafe, Hoxha: Është

TIRANË– Një foto e biznesmenit të inceneratorëve Klodian Zoto, duke pirë kafe në një nga lokalet e Tiranës, në shoqërinë e një personi tjetër, ka bërë xhiron e rrjetit. Fotoja u publikua fillimisht nga gazetarja Klodiana Lala, e cila shkruante: I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit.

Por përveç Zotos menjëherë nisën pikëpyetjet se kush ishte personi në krah të një prej biznesmenëve më të përfolur të kohëve të fundit dhe që tashmë ndodhet në arrati. U aludua se personi në fjalë është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, drejtor i Akademisë së Sigurisë, por zyrtari i policisë reagoi menjëherë dhe e përgënjeshtroi lajmin.

Jam i shokuar nga njoftimet që kam marrë gjithë pasditen për një foto të z. Klodian Zoto, ku pretendohet nga ana e disa postuesve në media dhe rrjete sociale, se personi i ulur në tavolinë me të jam unë. E përgënjeshtroj tërësisht këtë akuzë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ndjekjen në nivel gjyqesor të kësaj çështje për shpifje me qëllim denigrimin tim” – shkroi Mema në rrjetet sociale.

Ndërsa gazetari Artan Hoxha zbuloi gjithë “misterin” duke sqaruar se në foton e shumëpërfolur Zoto ka në krah babain i tij, Agim Zoto. E shton se poza është shkrepur në lokalin që ka familja e tyre pranë parlamentit.

“Ne foto ndodhet bosi i inceneratoreve, Klodian Zoto, me babain e tij, kineastin Agim Zoto. Ky lokal ndodhet sapo kalon Uren e Tabakeve dhe hyn ne pedonalen qe te nxjerr te Qendra tregetare Toptani apo Kalaja e Tiranes. Lokali eshte prone e Agim Zotos, babait te bosit te inceneratoreve dhe eshte ngjitur me lokalin e presidentit te FK Kukesi, Safet Gjici. Ky ambjent eshte i frekuentuar dhe nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise para fillimit, gjate pushimit, apo pas mbarimit te seancave plenare, pasi ndodhet vetem 30 metra perballe traut te hyrjes se Parlamentit. Nese foto eshte bere ditet e fundit, kur Klodian Zoto eshte kthyer ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, apo me heret, eshte kollaj e verifikueshme, pasi e gjithe zona eshte e mbuluar me kamera sigurie. Sigurisht nese foto eshte bere pasi Klodian Zoto u shpall ne kerkim nga policia, kjo do te ishte nje skandal i madh. Per me teper qe ky lokal ndodhet perpara parlamentit dhe frekuentohet nga deputetet, te cilet ndoshta jane dhe anetare te komisionit hetimor per inceneratoret. Por ky eshte nje detaj, qe verifikohet vetem me nje kontroll te shpejte te kamerave te sigurise. Per me teper, banesa e babait te bosit te inceneratoreve, ndodhet vetem 50 metra me siper, ne njeren nga dy kullat perpalle Toptani Center dhe mund te zbulohet fare kollaj nese Zoto ka qene ose jo ne lokalin e babait te tij” – shkruan Hoxha.

Tani mbetet në dorë të autoriteteve për të zbuluar se kur është bërë fotoja dhe nëse në një kohë kur është në kërkim Zoto ka dalë i pashqetësuar në mes të Tiranës, shumë pranë atyre që e akuzojnë për përfshirjen në një aferë korruptive, deputetëve.

(K.M)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha klodian zoto artan hoxha klodian zoto

Sondazh

Poll