Aktualitet

Shitën teste COVID false! Gjykata e Lezhës liron farmacisten, shpall në kërkim pronaren

19 Shkurt 2022, 09:26 Nga DOSJA
Shitën teste COVID false! Gjykata e Lezhës liron farmacisten, shpall

LEZHË -Farmacistja Kristjana Luka është liruar nga qelia. Gjykata e Lezhës dha ditën e sotme vendimin për farmacisten e cila bashkë me 2 persona të tjerë shisnin teste COVID pozitiv për 100 € dhe ato negativët për 50 €. Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura. 25-vjeçarja nuk tha asnjë fjalë gjatë gjykimit, mirëpo avokati i saj deklaroi se klientja e tij nuk kishte dijeni për shitjen e testeve fake, e se ajo ishte thjesht një punonjëse aty.

Luka së bashku me administratoren Aurora Ujka u zbuluan pas finalizimit të operacionit ‘Fake Test’. Policia informoi se të dy të akuzuarat kryenin testin SARS-Cov-2 jashtë procedurës standarde dhe lëshonin dokumente testit fals.

Aurora Ujka, administratorja e këtij biznesi privat në qytetin e Lezhës është shpallur në kërkim nga policia.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata lezhe kristjana luka teste covid false gjykata lezhe kristjana luka teste covid false

Sondazh

Poll