Aktualitet

PD nis fushatën zgjedhore nga Shkodra! Prezantohet kandidati, Basha: Nuk ju gënjen njeri

19 Shkurt 2022, 10:29 Nga DOSJA
PD nis fushatën zgjedhore nga Shkodra! Prezantohet kandidati, Basha: Nuk ju

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka çelur fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 6 Marsit në Shkodër. Ai ka prezantuar kandidatin Xhemal Bushatin, ndërsa zgjodhi që fjalimin e tij ka hapte me një selfie. Basha iu bëri të ditur demokratëve se kërkonte që këtë moment ta kishte të kapur në foto, duke realizuar më pas një selfie.

Basha deklaroi se Partia Demokrati i ka një borxh të madh Shkodrës, pasi ky qytet i ka dhënë shumë kësaj partie. Kreu i PD tha se shkodranët nuk duhet të kenë shembull për kryebashkiak kryeministrin Edi Rama dhe Tom Doshin, ndërsa ftoi si zgjidhjen e duhur Bushatin. Kandidati për bashkinë e Shkodrës, nën siglën e Partisë Demokratike Xhemal Bushati, u bëri thirrje demokratëve se nuk do t’i sundojë por do të bashkëdrejtojnë. Në fjalën e tij përballë demokratëve të Shkodrës, Bushati tha se problemet e Shkodrës do të zgjidhen me një program emergjent.

Sot është dje dhe dita e parë e hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 6 Marsit. Në garë janë 20 kandidatë nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Koalicioni i Lirisë, ku përfshihen grupi i rithemelimit, LSI dhe PDK. Në dy bashki Durrës e Dibër futet në listë edhe partia “Lëvizja e Re”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Thërret Ezani! Kandidati i PD në Shkodrën ndërpret fjalën

Basha: Shkodranët nuk gënjehen dot! Votoni Bushatin, mos u kontrolloni nga Rama dhe Doshi

I ati kandidon për Kryetar Bashkie në Shkodër, vajza: Nuk është e lehtë të flasësh

VD-Nxjerr telefonin! Basha hap fushatën me SELFIE në Shkodër, kryedemokrati: Do e ruaj

(a.b)/dosja.AL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne shkoder shkoder xhemal bushati basha ne shkoder shkoder xhemal bushati

Sondazh

Poll