Aktualitet

Kontroll ‘BLIC’ në burgun e Fierit!Mjete të dyshimta brenda qelive, në tavan zbulohet DROGË

19 Shkurt 2022, 08:20 Nga DOSJA
Kontroll ‘BLIC’ në burgun e Fierit!Mjete të dyshimta

FIER– Drogë, sharrë dhe mjete komunikimi brenda burgut të Fierit. Mjetet dhe lënda narkotike u zbulua pas kontrollit BLIC të kryer ditën e kaluar nga Drejtoria e Burgjeve. Mbrëmjen e kaluar kontrolli i befasishëm u krye rreth orës 22:50. Kontrolli nuk nisi më kot. Drejtoria kishte marrë informacione se brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ka lëndë narkotike dhe mjete të tjera të dyshimta.

Aksioni u krye me anë të 2 grupeve të forcave operacionale. Kontrollet u ushtruan brenda dhomave banimi dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër. Po ashtu u zbulua se në qeli, të burgosurit mbanin sharrë të improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi.

Nuk dihet ende se cilit nga të burgosurit i përkisnin këto mjete. Pritet që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të dalë me një komunikatë zyrtare për operacionin e kryer.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Aty ku vuan dënimin Tahiri! Kontrolli i befasishëm në orët e vona të mbrëmjes, DETAJET

FT/ Kokainë, sharrë dhe mjete komunikimi! Çfarë u gjet në burgun e Fierit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burgu i fierit droge ne burgun e fierit burgu i fierit droge ne burgun e fierit

Sondazh

Poll