Bota

‘Ndjehemi të kërcënuar’/ Min. e Jashtme e Kosovës i ndalon hyrjen në vend çdo zyrtari serb

4 Korrik 2019, 09:16 Nga DOSJA
‘Ndjehemi të kërcënuar’/ Min. e Jashtme e

KOSOVË– Ministria e Jashtme e Kosovës i ka ndaluar hyrjen në vend çdo zyrtari serb në territorin e tyre.

Këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Jetlir Zyberaj, shkruan në rrjetet e tij sociale se vendimi është marrë si pasojë e kërcënimeve hibride që Serbia i ka bërë ndaj Kosovës.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka njoftuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Postimi i plotë:

Më herët, zyrtarët serbë duhet të merrnin leje për të hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa tanimë ky vendim është radikalizuar. Ky vendim pritet që t’i rrisë tensionet mes dy vendeve, pasi marrëdhëniet janë të tensionuara për shkak të taksës 100% ndaj mallrave serbe. Taksa ka ndaluar edhe procesin e dialogut, pasi diplomatët serbë nuk pranojnë të negociojnë pa heqjen e taksës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove ministria e jashtme e kosoves ndalohen zyrtaret serb ne kosove serbi kosove ministria e jashtme e kosoves ndalohen zyrtaret serb ne kosove serbi

Sondazh

Poll