Bota

Britania liberale ndaj abortit! Sami, gruaja që nuk pendohet për dy abortet e saj

3 Korrik 2019, 12:23 Nga DOSJA
Britania liberale ndaj abortit! Sami, gruaja që nuk pendohet për dy

Problemet me abortin po hasen në të gjithë globin, por në disa vende është e ndaluar abortimi. Çdo kush tashmë e di se marrja e vendimit për të abortuar vjen si shkak i shumë faktorëve. Në shumë raste kemi parë që ekonomia është faktori kryesor. Pa harruar që shumë shtatëzani janë të padëshiruara, në moshë të re, ose aborte ndonjëherë janë të nevojshëm edhe për të mbetur nëna në jetë.

Sam, një grua në Mbbretërinë e Bashkuar thotë se shqetësimet financiare ishin një forcë shtytëse në zgjedhjen që bëri  për t’i dhënë fund shtatëzënive të saj.

“E dija se nuk kishte asnjë mënyrë që unë të kisha një fëmijë. Nuk ka asnjë mënyrë që unë të mund ta përballoj”- thotë Sam, e cila i ka ndarë me gjithë publikun  detajet e aborteve të saj.

Sam thotë se kur kam ngelur shtatzënë e dija shumë mirë që nuk do ta kisha atë fëmijë.

“Ishte një vendim relativisht i lehtë, unë kam qenë me të vërtetë keq financiarisht, por  nuk mora parasysh sesa keq do të bëhesha emocionalisht. Mendova sikur të kthehesha në punë menjëherë dhe do të isha mirë, por unë përfundova një javë pushim në shtëpi pas abortit. Vërtet u njeva e  lehtësuar pas abortit, por është shumë stresuese.”-thotë Sam.

Një sondazh i YouGov prej më shumë se 1,600 njerëzve në Britaninë e Madhe sugjeron se qëndrimet e publikut ndaj abortit po bëhen më të qeta.

Aktualisht në Angli, Uells dhe Skoci, abortet mund të kryhen brenda 24 javëve të para të shtatëzanisë.

Por më vonë abortet lejohen në raste të caktuara.

Dhe këto përfshijnë nëse jeta e nënës është në rrezik ose fëmija do të lindë me një paaftësi të rëndë.

Nga të anketuarit:

53% donin të shihnin këtë limit 24-javor të rritur, krahasuar me 45% në vitin 2015

28% donin të ulnin numrin e aborteve ose t’i ndalonin plotësisht, krahasuar me 35% në 2015

Sam ishte e hapur për të pasur një abort, duke u treguar miqve të saj në mediat sociale.

“Ju nuk i kuptoni gratë që mund të kenë pasur aborte, nëse nuk e keni kaluar dicka të tillë vetë. Ka shumë gra që mbase nuk mund të tregojnë rreth abortit për arsye kulturore ose fetare, dhe e fshehin abortin nga të gjithë. Unë akoma nuk kam pasur të buxhet të qëndrueshëm, punë të qëndrueshme, shtëpi të qëndrueshme, kështu që e dija se nuk isha akoma gati për këtë shtatzëni. Por unë isha më pak e sigurtë, sepse nuk desha të bëja dy aborte në jetën time”.

Kur Sam u gjend në një situatë që duhet të abortonte për herë të dytë zgjodhi të kishte një abort mjekësor në shtëpi dhe mori pilula në vend që të kishte një operacion. Por ditë më vonë, kur ajo ishte në punë, ishte e tmerruar kur gjeti një embrion në mbajtësin e saj menstrual.

“Unë nuk isha e përgatitur, ndjeva se do të ishte më shumë si një kofshë e rëndë ose miter, dhe prandaj nuk e prita aspak mirë këtë gjë, dhe më bëri të mos ndihem mirë.” Sami nuk pendohet për 2 abortet që ka bërë, por sic e lexuat edhe më sipër ajo nuk e ka aspak të lehtë t’i kujtojë ato. Çdo nënë e re por jo vetëm , të gjitha gratë duhet të marrin vendime të mirëmenduara kur bëhet fjala për abort.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aborti britania liberale ndaj abortit sondazhet aborti britania liberale ndaj abortit sondazhet

Sondazh

Poll